Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Ballafaqimet e dalura nga ky short janë thjeshtë të paparashikueshme.
Kampioni i kësaj gare, Manchester City do të ballafaqohet me Kopenhhagen, ndërsa Interi si nënkampion do të ndeshet me Atletico Madridin.
Këto janë të gjitha ballafaqimet:
Porto-Arsenal
PSG-Real Sociedad
Napoli-Barcelona
Inter-Atletico Madrid
PSV-Dortmund
Lazio-Bayern
Kopenhag-Manchester City
Leipzig-Real Madrid
