Hidhet shorti i Kupës së Botës, Xhaka dhe Shaqiri sërish kundër Serbisë

TË FUNDIT

Kampionati Botëror “Katari 2022”, po afron dhe sot më 1 prill nga ora 18:00 është mbajtur shorti.

Gara më e madhe në botë në futboll fillon më 21 nëntor, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.

Nuk kanë munguar grupet e forta të dala nga shortit, ku spikat grupi ku është Zvicra, pasi do të përballet me Serbinë, Brazilin dhe Kamerunin.

Kjo do të jetë hera e dytë që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë kundër Serbisë, pasi fitores 2-1 në Rusi para katër vitesh.

Image