Hidhet poshtë ankesa e Ruskosvskës! Prokurorja edhe për një kohë do të mbetet pa punë

TË FUNDIT

Prokurorja për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska edhe për një kohë do të mbetet pa punë. Këshilli i prokurorëve publik njëzëri hodhi poshtë ankesën e Ruskovskës për suspendimin e saj, si të pa bazë. Vendimi i tillë u sjell mbas dyerve të mbyllura, por kryetari i Këshillit të prokurorëve Antonio Jolevski, tha se ishte vendim i vështirë.

 “Mbi të gjitha kemi vlerësuar se gjithsesi për kohën derisa vazhdon procedura penale, me qëllim që të përcaktohet gjendja faktike rreth veprimit për bastisje dhe rreth rastit pas denoncimit anonim që ka të bëjë me Policinë financiare, prokurorja publike Villma Ruskovska do të duhet të jetë larg punës”, tha Antonio Jolevski, kryetar i këshillit të Prokurorëve.

Këshilli vendosi që gjatë kohës që zgjat procedura penale kundër Ruskovkës, të cilën e inicioi ish-drejtori i Policisë financiare, Arafat Murremi,  ajo të mos jetë në punë, me qëllim që me praninë e saj të mos ndikojë në rrjedhën e procedurës. Jolevski deklaroi se lëndët e ngjashme si kjo që është kundër Ruskovkës zgjasin diku deri 2 muaj.

 “Duhet që Prokuroria Themelore në Shkup sa më shpejtë ta përfundojë procedurën dhe ky largim të zgjasë sa më pak, sepse veç më ato janë duke mbledhur të dhënat dhe mendojmë se së shpejti do ta përfundojnë atë lëndë”, theksoi Antonio Jolevski, kryetar i këshillit të Prokurorëve.

Pyetëm prokuroren Ruskovska se si e vlerëson vendimin e tillë? Shkurt na u përgjigj se nuk ka koment. Ndërsa për ndikim mbi ndonjë lëndë, Ruskovska tha se asnjëherë nuk ka bërë gjë të tillë e për këtë shtoi se mund t’i pyesim edhe kolegët e saj prokurorë.

Ndërkaq Jolevski theksoi se hetimi për keqpërdorime të mundshme të ish-drejtorit të Policisë financiare patjetër të vazhdojë më tej.

 “Ajo lëndë është e karakterit publik dhe prandaj themi se do të procedohet dhe do të vazhdojë edhe më tej. E thash edhe më parë nuk mundet të ndërpritet një procedura nëse ka dyshime se nga ana e Policisë financiare ose nga individ atje është kryer vepër penale. Patjetër të përfundojnë ajo lëndë dhe të ketë vendim”, tha Antonio Jolevski, kryetar i këshillit të Prokurorëve.

Javë më parë prokurorja Vilma Ruskovska, deklaroi se suspendimi i saj nga vendi i punës do të thotë suspendim të së drejtës dhe suspendim të drejtësisë.