Pushteti premton se nuk do ta shfrytëzojë hetimin e prokurorisë kundër kryetares aktuale të Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për të bllokuar punën e këtij institucioni, i cili është përgjegjës për kontrollin e punës së zyrtarëve publikë. Ky paralajmërim dhe premtim vjen nga Ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski, kundër të cilit KSHPK-ja aktualisht po udhëheq katër raste.
“Sipas meje nuk ekziston mundësi për paralizim të institucionit nëse vazhdon të funksionojë me këtë përbërje. Gjithashtu nuk shoh arsye pse anëtarët e tjerë duhet të bartin përgjegjësi për veprimet personale të një prej anëtarëve, veprime potenciale, për shkak se bëhet fjalë për person të dyshuar dhe nuk do të doja që të hyjë në politizim të procesit, për shkak se kjo përmbajtje, njëjtë si përmbajtja e mëparshme e KSHPK-së u zgjodh nga Kuvendi me mbështetjen e të gjitha partive politike duke përfshirë edhe organizata joqeveritare në një veprim transparent”, tha Stefan Andonovski, ministër për Transformim Digjital.
Andonovski pret që Dimitrovska të japë dorëheqje për shkak se sipas tij nuk është mirë që të kryej këtë funksion derisa kundër saj po udhëhiqet procedurë, duke theksuar se megjithatë duhet të bëhet kujdes edhe me prezumimin e pafajësisë. Ministri vlerëson se nuk është dëmtuar besueshmëria e Antikorrupsionit.
“Edhe në një shembull të tillë kur në mënyrë potenciale ky anëtarë do të jepte dorëheqje, vlerësoj se në procedurë të tillë nuk do të ketë hapësirë për nënvlerësim, diskreditim të anëtarëve të ri potencial në atë Komision, kështu që mendoj se puna e tyre sipas shembujve, me vepra, duhet të tregojnë se janë kredibil”, pohoi Stefan Andonovski, ministër për Transformim Digjital.
Përndryshe dje një pjesë e partive politike kërkuan dorëheqje nga i gjithë Antikorrupsioni, duke vlerësuar se është dëmtuar besueshmëria e tyre.
