Prokuroria hungareze ka nisur hetime kundër kamermanes e cila me kamerë në dorë shihet se si rrëzon dhe shqelmon refugjatët sirianë.
Prokuroria ka marrë kallëzim se femra e punësuar te televizioni N1 tek vendi Reske ka sulmuar fizikisht disa refugjatë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, ka thënë për MTI, zëvendës kryeprokurori për qarkun Csongrad Sandor Toro
Partitë e opozitës Koalicioni Demokratik ( DK ) dhe dialog për Hungarinë ( PM ), kanë ngritur padi penale kundër kamermanes ndërsa televizioni N1 njoftoi se ajo është shkarkuar dhe tashmë rasti konsiderohet “i mbyllur” .
Në xhirimin që është postuar në internet xhiruesja Petra Laslo është zënë se si pengon një njeri i cili vrapon me fëmijë në dorë, pastaj shqelmon edhe një tjetër që vrapon tek vendi i quajtur Reske.
Është bërë e ditur se ajo ka punuar për televizionin N1, e afërt me të djathtën ekstreme Jobbik
Faqja në Facebook e quajtur “Muri i turpit” me fotografi, video xhirime dhe komente të incidentit deri më sot ka marrë më shumë se 30 mijë pëlqime.
“Këto janë imazhe shokuese . Ju jeni pjesë e agjencisë së lajmeve . Me dorën tuaj xhironi ndërsa me këmbë dëmtoni dikë”, ka thënë Aniko Bakonyi nga Komiteti i Helsinkit Hungarez , duke shtuar se “kjo nuk është aspak e rastësishme .”
Laslo deri më tani nuk është deklaruar pas incidentit.
