Hetim kundër ish-kryeministrit francez dhe ministrave për shkak të COVID-19

TË FUNDIT

Disa orë pasi ish-kryeministri francez Eduard FIlip dha dorëheqje, gjykatë franceze ka nisur një hetim mbi atë se si Qeveria ka vepruar në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Ish-ministri i Shëndetësisë Anjes Bizin dhe pasardhësi i saj Olivier Veran janë nën hetim së bashku me Filip, tha Prokurori publik Fransoa Molen.

Qeveria franceze është përballur me kritika për mungesën e pajisjeve mjekësore gjatë pandemisë.

Që nga fillimi i epidemisë, 202,673 njerëz janë infektuar me koronavirus në Francë, ndërsa kanë vdekur 29.875 njerëz./MIA