Henkok: Të hetohet se si përcaktohet numri i të vdekurve nga Kovid-19

TË FUNDIT

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok sot kërkoi që urgjentisht të hetohet metoda për përcaktimin e numrit të të vdekurve si pasojë e Kovid-19.

Ai e solli këtë vendim pasi ishte përcaktuar se metoda e tanishme të cilën e përdor sistemi britanik i shëndetësisë nënkupton se një person i cili është infektuar me Kovid-19, ndërsa ka ndërruar jetë nga shkaqe të tjera, konsiderohet si i vdekur nga virusi, transmeton Skaj njuz.

Henkok kërkoi që të hetohet metoda, duke pasur parasysh atë që në Britaninë të Madhe janë regjistruar 45.111 raste të vdekjes nga virusi korona, me qëllim zgjidhjen e problemit dhe përcaktimin e ndikimit të virusit ndaj vdekshmërisë.