Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok, sot tha se programi i vaksinimit kundër Kovid-19 në atë vend do të fillojë javën e ardhshme dhe se spitalet britanike janë të gatshëm ta zbatojnë atë.
Menjëherë pasi Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën “Fajzer” dhe “BioNTeç”, ai tha se ishte një lajm i mrekullueshëm.
Henkok theksoi se miliona doza të kësaj vaksine priten deri në fund të vitit.
Duke folur për Bi-Bi-Si-n, ministri britanik njoftoi se do të vaksinohej drejtpërdrejt para kamerave.
Sipas tij, vaksina është “dritë në horizont” dhe shtoi se do të ketë grupe prioritare për vaksinimin, bazuar në nevojat klinike.
