Henkok: Po përkeqësohet situata në Britani të Madhe, karantina opsioni i fundit

TË FUNDIT

Ministri britanik i Shëndetësisë, Met Henkok deklaroi se është duke u përkeqësuar situata në vend dhe se numri i pacientëve të hospitalizuar me Covdi-19 dyfish rritet çdo tetë ditë.

Por, ai refuzoi të përgjigjet nëse gjatë muajit të ardhshëm do të vihet karantinë.

“Vendosja e masës karantinë është opsioni i fundit por Qeveria do të bëjë gjithçka është e nevojshme në luftën kundër virusit”, theksoi Henkok.

Sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins, Britania e Madhe për nga numri i rasteve të vdekjes nga pasojat e Kovid-19 është në pozitën e pestë në botë, pas SHBA-së, Brazilit, Indisë dhe Meksikos./MIA