Hëna e plotë ngjyrë rozë do të shkëlqejë gjatë fundjavës

TË FUNDIT

Hëna e plotë e muajit prill do të ndriçojë gjatë vikendit, edhe pse hëna ngjyrë rozë, në fakt nuk paraqet ngjyrën rozë,raporton CNN.

Ajo emërtohet kështu për shkak të disa luleve rozë që lulëzojnë në fillim të pranverës në Amerikën Veriore.

Sipas NASA – hëna ngjyrë rozë do të shfaqet e plotë nga dita e premte deri në mëngjesin e ditës së hënë. Ndërsa të shtunën pritet kulmi i shfaqjes, gjegjësisht më 16 prill.

Ndryshe nga dy vitet e fundit, hëna rozë e këtij prilli nuk do të jetë shfaqje e të ashtuquajturës superhënë. Super-hënat ndodhin atëherë kur hëna kalon shumë pranë Tokës dhe duket shumë herë më e madhe nga ajo çfarë shohim zakonisht

“Sigurisht që ka shans për shi ose acar këtë fundjavë. Gjithashtu, ekziston mundësia që mos të ndodhë asnjëra”, tha meteorologu i CNN, Judson Jones.