Helmim me ushqim në Kumanovë, gjashtë persona të sëmurë

TË FUNDIT

Në Kumanovë është raportuar epidemi e helmimit me ushqim te gjashtë persona të cilët kanë marrë pjesë në një seminar-trajnim në një restorant. Nga gjithsej 36 pjesëmarrës, të sëmurët kanë zhvilluar simptoma si të vjella, diarre, të dridhura dhe temperaturë deri në 41 gradë, për Dy persona janë hospitalizuar, tre po trajtohen në spitalin ditor, ndërsa një është në trajtim shtëpiak. Epidemiologët e Qendrës së Shëndetit Publik Kumanovë, së bashku me shërbimet inspektuese, kanë kryer mbikëqyrje në objektin hotelier dhe kanë marrë mostra për analiza mikrobiologjike. Objekti është mbyllur deri në marrjen e rezultateve, ndërsa gjendja epidemiologjike po ndiqet me kujdes.