Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij dhe të rinjtë e shumtë dhurojnë gjak për të mundësuar intervenimin e shpejtë në raste të ndryshme dhe emergjente, të ekipeve mjekësore, duke krijuar mundësinë për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë nevojë për gjak.
Me këtë rast kryetari Haziri ka apeluar që çdo ditë të dhurohet gjak sepse vetëm kështu me solidaritetin qytetarë mund të shpëtohet jetë dhe mund të lehtësohet puna në intervenimin e ekipeve mjekësore.
” Nuk duhet të ketë ditë të shënuara për të dhuruar gjak, çdo ditë është e rëndësishme, çdo ditë këtu punohet, çdo ditë mund të jepet gjak dhe çdo ditë mund të shpëtohet një jetë, andaj ti përgjigjemi së bashku vullnetarisht, në numër sa më të madh, dhurimit permanent të gjakut”, tha kryetari Haziri i cili është një dhurues i rregullt i gjakut.
