Besimtarët myslimanë të zgjedhur për në haxh, dje e mbaruan karantinën, ndërsa sot e vizitojnë Mekën, ku zbatohen masat për parandalim të përhapjes së Kovid-19.
Sipas autoriteteve saudite Mekën do ta vizitojnë rreth mijëra besimtarë, por mediat lokale publikuan se numri i tyre mund të arrijë deri në 10.000.
Besimtarët paraprakisht ishin kontrolluar nga mjeku dhe janë vënë në karantinë, ndërsa bagazhi i tyre ishte dezinfektuar, një pjesë e haxhinjve u furnizuan me bylyzykë elektronikë, me qëllim që të ndiqet lëvizja e tyre.
Ekipet punëtore janë të obliguar për pastrim të regullt dhe dezinfektim të Xhamisë së madhe në Mekë, ku gjendet Qabja.
Haxhinjtë këtë vit nuk do ta prekin Qaben, me qëllim që të kufizohet rreziku i infektimit me koronavirusin e ri.
Gazetarët këtë vit nuk do ta ndjekin ritualin fetar.
Haxhi në Mekë është një nga pesë shtyllat e islamit, dhe sipas ligjit fetar çdo mysliman është i obliguar të paktën njëherë në jetë ta vizitojë Mekën.
