Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në kohën kur opozita po protestonte, ai po luante shah.
Ka zgjedhur që në këtë ditë me shi të luaj me babin e tij në Burojë, e madje çajin ia ka shërbyer nëna.
“Në këtë ditë të bukur pranverore me shi, beteja kryesore e ditës ishte loja e shahut me babën në Burojë. Çaji nga nana. Foto nga Endriti”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook, ku ka postuar edhe fotografinë që po e shihni.
