Pasi dje shkroi në “Fejsbuk” se “së shpejti për kafe në Prishtinë”, Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë sot takoi ministrin e Shëndetësisë të Kosovës, Armend Zemajn.
Në takim, Hasani dhe Zemaj kanë vlerësuar se përmirësimi i gjendjes epidemiologjike me Covid-19 në të dy shtetet, jep mundësinë e rishikimit të masave për qarkullim mes të dyja shteteve
“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19.U dakorduam që bashkëpunimi midis dy shteteve të intensifikohen edhe më tej në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Zemajt.
Kujtojmë se dje Komisioni për sëmundje ngjitëse në vendin tonë propozoi që të përshpejtohet procedura për heqjen e testeve PCR gjatë qarkullimit të qytetarëve në vendkalimin kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
