“Harry dhe Meghan po divorcohen, njoftimi është vetëm çështje ditësh”

TË FUNDIT

Pavarësisht përçarjes së gjatë midis princit dhe familjes mbretërore, ekspertja mbretërore Jennie Bond ka deklaruar publikisht, Pallati do të ishte i gatshëm ta mirëpriste atë. Vetëm një kusht: ndarja nga bashkëshortja Meghan Markle

Divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është vetëm çështje kohe, nëse jo ditësh”.

Kështu është shprehur së fundmi ekspertja e botës mbretërore Jennie Bond.

Ajo tha për revistën ‘OK’ se njoftimi për divorcin e tyre do të bëhet i ditur shumë shpejt, por kjo nuk është e gjitha.

Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij“, shtoi ajo.

Ky zbulim i rëndësishëm duket se hap dyert për një jetë të re për Princin Harry edhe pse kostoja do të jetë divorci nga ish-aktorja.

Unë mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harrit, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mendAi mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”, tha Bon.

Komentet e Bond në fakt i bëjnë jehonë atyre të ish-shërbyesit të Princeshë Dianës, Paul Burrell, i cili së fundi tha për shtypin se britanikët do ta mirëpresin Harry-n me krahëhapur, por pa gruan e tij

Edhe tabloidet angleze dyshojnë se Harry ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës, dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.