Haradinaj-Stublla kërkoi nga “Apple” të njohë kufijtë shtetërore të Kosovës

TË FUNDIT

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua me letër drejtorit ekzekutiv të kompanisë Ejpëll, Tim Kuk, me kërkesë zyrtare që t’i shënojë kufijtë e Kosovës në aplikacionin e kompanisë, EjpëllMeps, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç tha sot Haradinaj-Stublla, në letrën e dërguar më 23 korrik, nga Ejpëll kërkohet “ndërmarrje e shpejtë e hapave për paraqitjen e Kosovës në mënyrë korrekte në kufijtë e njohura ndërkombëtarisht në shërbimet e EjpëllMeps”.

Shefja e diplomacisë së Kosovës në letrën përmend se “Kosova në kufijtë e saj është e njohur nga mbi dy të tretat e vendeve në botë, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Japoninë, Gjermaninë, Francën, Kanadanë…”, ndërsa përkujton edhe se është anëtare e institucioneve prestigjioze botërore, siç janë Fondi monetar ndërkombëtar, Banka botërore e tjerë.

“Më 22 korrik të vitit 2010 Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë solli konkluzion se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, shkruan Haradinaj-Stublla, duke përkujtuar se platforma si Linkedin, Tuiter, Fejsbuk dhe Spotifaj u kanë bërë apdejt të dhënave të tyre, duke paraqitur Kosovën si shtet të pavarur.

Në këtë moment, kufijtë e Kosovës në hartën e EjpëllMeps, janë shënuar me ngjyrë të zbehtë të kuqe, për dallim të atyre të shteteve tjera, të cilët janë me ngjyra të ndritshme dhe linja më të trasha