Haradinaj: Kam dëgjuar se do të ketë përpjekje për një kandidat më unifikues

TË FUNDIT

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj shpreson se në seancën e sotme do të ketë propozim të ri për kryetar të Kuvendit.

Ai tha se votimi sot do të bëhet në mënyrë të hapur.

”Edhe sot do të mbahet seanca, rendi i ditës është zgjedhja e kryetarit të kuvendit po shpresojmë që të kemi një kandidat unifikues pra qe do të ndodh një propozim i ri, shpresoj edhe që të votojmë kryetarin Kam dëgju disa mundësi po ndoshta edhe nuk ka ardhë dita ende, po kam dëgju disa mundësi që do ketë një kandidaturë unifikuese. Besoj që kjo çështje është e rregullume, pra votimi është i hapur, mund të ndryshoj procedura nëse është vullneti i deputetëve nëse s’ka vullnet nuk mundet. Jo jam shumë nxanë këto ditë, si kam mundësitë për takim”, ka deklaruar Haradinaj.