Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Must Read

Në spitalin në Strugë nuk ka vend për persona pozitivë në Kovid-19

Dhjetë shtretërit e planifikuar për pacientët pozitivë për Kovid 19 në Repartin Intern të Spitalit të Përgjithshëm...

Zekiri, Llukarevska dhe Rexhepi japin dorëheqje nga funksioni i deputetit

Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Rexhepi nga BDI kanë dhënë dorëheqje nga...

Instituti për Shëndet Publik do të bëjë 1000 testime në ditë, hapet repart i ri për testim

Përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot në Institutin e Shëndetit Publik do të funksionojë edhe një...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me Serbinë, teksa është shprehur kritik me mos marrjen e njohjes në takimin e Uashingtonit.

Ai ka thënë se ka dy shqetësime lidhur me procesin e dialogut, të cilat ia ka bartur partnerëve të koalicionit, derisa ka shtuar se asnjëra pikë e marrëveshjes nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Unë i kam dy shqetësime për dialogun, të cilat ua kam shprehur Hotit, Mustafës dhe Limajt. E para, trajektorja e dialogut ka një paqartësi. Dialogu u ngrit deri në nivelin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë, me elemente historike në të, por ajo që na mungon është njohja. Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin dhe duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin”, është shprehur ai në Klan Kosova.

Për më tepër, Haradinaj ka thënë se ishte në dijeni se Izraeli do ta njohë Kosovën muaj më parë.

Megjithatë, i pari i AAK-së ka lënë të nënkuptohet se disa elemente të Mini-Shëngenit mund të zbatohen vetëm pasi që Kosova të bëhet përfundimisht pjesë e Bashkimit Evropian.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Haradinaj ka shtuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po kalkulon që njohja e Kosovës të ndodhë në kohën e anëtarësimit të Serbisë në BE ose kur Beogradi zyrtar të marrë datën zyrtare për hyrje në bllokun evropian.

Në spitalin në Strugë nuk ka vend për persona pozitivë në Kovid-19

Dhjetë shtretërit e planifikuar për pacientët pozitivë për Kovid 19 në Repartin Intern të Spitalit të Përgjithshëm të Strugës janë mbushur.

Zekiri, Llukarevska dhe Rexhepi japin dorëheqje nga funksioni i deputetit

Deputetët Muhamed Zekiri dhe Sanja Llukarevska nga LSDM dhe Bajram Rexhepi nga BDI kanë dhënë dorëheqje nga funskioni i deputetit. Dorëheqjet vijnë...

Instituti për Shëndet Publik do të bëjë 1000 testime në ditë, hapet repart i ri për testim

Përveç repartit ekzistues të pranimit, nga sot në Institutin e Shëndetit Publik do të funksionojë edhe një repart tjetër i pranimit, me...

Mickoski kërkon nga Qeveria që të sëmurët kronikë të lirohen nga puna

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka bërë thirrje që personat me sëmundje kronike të lirohen nga puna, për shkak të siç thotë,...

Zaev për TV21: Nuk kam pasur kontakt direkt me Spasovskin, por do të testohem

Kryeministri i vendit Zoran Zaev për TV21 deklaroi se nuk ka pasur kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, por...

More Articles Like This