Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka vlerësuar si “të drejtë” refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në takimin e 11 majit për dialogun Kosovë-Serbi.
“Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës. Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, shkroi Haradinaj në “Facebook”./TV21
Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa…
Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, April 29, 2021
