TV21 pyeti kryeministrin Zaev se kur do të hapet pika kufitare Llojan – Miratoc mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, një vend kalim që tashmë me vite premtohet. Për këtë pikë kufitare nevojën e kanë shprehur më së shumti fshatarët e të dyja anëve të cilët kanë lidhje farefisnore.
3 kilometra është largësia mes fshatrave Llojan dhe Miratoc, por vija kufitare që i ndanë dhjetëfishon relacionin e këtyre dy vendeve që njëri është në zonën e Maqedonisë së Veriut e tjetri në Serbi.
Zaev në përgjigjen e tij tha se marrëveshjet janë firmos por procedurat kanë mbetur pezull për shkak virusit korona. Ai premtoi se në takimin e parë bilateral me autoritetet serbe, kjo çështje do të diskutohet dhe kufiri të hapet së më shpejtë.
“E dini që ish-kryeministri Spasovski i ka firmosur marrëveshjet, nëse nuk gaboj edhe si ish ministër i brendshëm. Besoj se shumë aktivitete infrastrukturore janë anuluar për shkak virusit Covid-19. Por gjithsesi marrëveshjet janë firmosur unë besoj që në takimet e para bilaterale me Serbonë tema për kufirin Llojan-Miratoc do të jetë njëra ndër temat kryesore, për shkak se kemi konfirmuar të dyja palët se do ta formojmë këtë pikë kufitare, dhe siç e dini atje kemi grante të mira nga Norvegjia, të cilat duhet ti shfrytëzojmë nga të dyja palët që kjo pikë kufitare të lëshohet në përdorim. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm. Në takimin e parë bilateral me Serbinë do t’i definojmë edhe aktivitetet që duhet të mbarohen nga ana e tyre”, tha kryeministri Zoran Zaev.
