E prenë shiritin për hapjen e Shtëpisë së Shëndetit, në objektin e ambulantës së vjetër në Ilinden.
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu deklaroi se tani pacientët nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë jashtë komunës për shërbime shëndetësore. Aliu shtoi se ky është një shembull se si qeverisja lokale duhet të bashkëpunojë me atë qendrore.
“Me investim mbi 16 milionë denarë, prej të cilëve 8 milionë denarë ishin nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe po aq 8 milionë denarë nga Komuna e Ilindenit. Së bashku kemi krijuar një objekt prej 600 metrash katror, të shpërndarë në dy kate me 14 ordinanca moderne brenda”, tha Aliu.
Kryeministri Mickoski tha se po e përmbushin premtimin e tyre për kujdesin shëndetësor të qytetarëve, dhe se ky investim prej 25 milionë denarësh është më shumë se thjesht një objekt.
“Ne nuk po ndërtojmë vetëm objekte, ne po ndërtojmë besim, dinjitet dhe një shpresë të re në kujdesin shëndetësor maqedonas. Shpresë në të cilën pacienti është në qendër, dhe shteti kujdeset për të, në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo shtëpi”, tha Mickoski.
Kryetari i Komunës së Ilindenit Aleksandar Georgievski u shpreh se shumë herë është premtuar ky objekt por nuk është bërë, teksa shton se si qeverisje lokale dhe ai personalisht si Kryetar Komune kanë gjetur mënyrë për ta përfunduar.