Është hapur për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të BE-së, e veturat e para që kaluan në këtë aks rrugor ishin ato “old timer”.
Ky aks rrugor, pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun e automjeteve por jo vetëm, do të shkurtojë edhe rrugën e turistëve nga vendet fqinje.
Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë
Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrja për Turizmin, Mirela Kumbaro.
