Hapësirat e plazhit sërish problem, digjen 60 shezlongë

TË FUNDIT

Pas ngjarjes në Velipojë duket se një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit për shfrytëzimin e vijës bregdetare.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë janë e djegur 60 shezlongë të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë konflikti  i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin  e vijës bregdetare ose konkurrenca.

Sipas burimeve shezlonget  kanë qenë në pronësi të 55-vjeçarit Bilbil Domit. Pasi kishte mbledhur shezlongët për t’i hapur ditën e nesërme, pasi  kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit, disa bizneseve fqinje të tjera nuk i ka pëlqyer kjo dhe dyshimet e para kanë qenë nga konkurrenca.

Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi,  ka rënë zjarr dhe janë  djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, shkruan në njoftim policia.

Vonesa e pashpjegueshme e Ministrisë së Turizmit  për të dhënë lejet e hapësirës së plazhit po krijon konflikt mes pronarëve të bizneseve në zonën bregdetare të vendit, ku jo vetëm po digjen shezlongë e krijohen sherre, por po merren edhe jetë njerëzish./TCH

LEXO EDHE:
​- Vrasjet në Velipojë, arrestohen dy të plagosurit
Flet mes lotëve babai i dy vëllezërve të vrarë: Më është fikur dera e shtëpisë

– Vrasje në Velipojë, katër të vdekur dhe dy të plagosur