Kjo rrugë që po shihni është shtruar vetëm para disa muajve me asfalt, por është prerë nga ana e ndërmarrjes komunale “Sharri” pasi ka pasur dëme në rrjetin e ujësjellësit. Intervenime të këtilla ka shpesh, ku pasi hapet asfalti që të punohet nën të, mbetet kështu me muaj të tërë, e ka raste edhe me vite, kur rruga nuk është në pjesën qendrore të qytetit. Për këtë çështje, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, kërkon që të reagojë inspektorati komunal, pasi të kenë marrë denoncime.
BILALL KASAMI, KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS
-Sigurisht se e kanë obligim ligjor nëse ka kështu situata duhet të denoncohen edhe inspektorati duhet të veproj.
Po nga komuna tregojnë se gjatë vitit 2024 vetëm ndaj një personi ka pasur kallëzim penal për kyçje të jashtëligjshme, ndërsa shtojnë se si ndërmarrjet, po ashtu edhe personat fizik apo juridik, duhet që rrugën ta kthejnë në gjendje të mëparshme.
ALBION ALILI, ZËDHËNËS I KOMUNËS SË TETOVËS
-Për çdo prerje të asfaltit apo ndërhyrje që behët fillimisht duhet të ketë leje si personat fizik po ashtu edhe personat juridik. Në bazë të informatave që i kemi vitin e kaluar është dënuar një person fizik për kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit dhe ndaj tij janë marrë masa. Ndërhyrjet që i bën ndërmarrja “Sharri” e ujësjellësit është e obliguar që menjëherë ta kthej në gjendje të mëparshme ashtu siç ka qenë, ndërsa lejet që u jepen personave juridik apo personave fizik edhe ata obligohen ta kthejnë në gjendje të mëparshme.
Pjesa më e madhe e rrjetit të ujësjellësit në Tetovë është i vjetër mbi 80 vjeç dhe ka shumë defekte.
