Hamond: Imigrantët rrezikojnë standardin jetësor të BE-së

TË FUNDIT

Gjatë vizitës në Singapor, ministri i Jashtëm i Britanisë, Fillip Hamond, deklaroi se Evropa nuk do të jetë në gjendje të ruaj standardin e saj jetësor, nëse pranon miliona refugjatë nga shtetet e Afrikës. Ndërkohë, mediet në Greqi kanë paralajmëruar se Ballkani do të përballet me një valë të re të imigrantëve.
Ministri i Jashtëm i Britanisë, Fillip Hamond, tha se imigrantët nga Afrika paraqesin kërcënim për standardin jetësor dhe strukturat shoqërore të Bashkimit Evropian dhe nënvizoi se unioni nuk është në gjendje të pranojë me miliona njerëz, të cilët janë në kërkim të një jete më të mirë.
Gjatë vizitës së tij në Singapor, Hamond tha se problemi i imigrantëve në fund mund të zgjidhet me kthimin e atyre njerëzve, të cilët nuk kanë bazë për të kërkuar azil.
Megjithatë, duke pasur parasysh ligjet e Bashkimit Evropian, imigrantët janë të bindur se ata nuk do të kthehen në shtetet prej nga vijnë.
Hamond theksoi se kjo situatë është e paqëndrueshme, ngase Evropa nuk mund të mbrojë dhe të ruaj standardin e saj jetësor dhe strukturat shoqërore, nëse pranon miliona imigrantë nga Afrika.
Në anën tjetër, mediet greke kanë tërhequr vërejtjen se Ballkani gjatë ditëve në vijim do të përballet me një valë të re të imigrantëve. Nga ishulli Lezbos drejtë Athinës është nisur një anije e madhe, në të cilën gjenden mijëra imigrantë.
Një pjesë prej tyre synojnë të mbesin në Athinë, ndërsa pjesa më e madhe planifikojnë të nisën drejtë veriut dhe nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë të hyjnë në ndonjë prej shteteve të Bashkimit Evropian./ 21 Media