Hallk Bank dhuron donacion 25 mijë euro për parkun në Gostivar

TË FUNDIT

Hallk Bank Maqedoni ka dhuruar një donacion prej 25 mijë eurosh për parkun në qendër të komunës së Gostivarit. Në promovimin e investimeve të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Gostivarit dhe drejtori gjeneral i Hallk Bankës në Maqedoni Bilall Suxhubashi. Sipas tij Hallk Bank  tash është duke festuar 10 vjetorin në Maqedoni, ndërsa investime të ngjashme ka investuar edhe në qytete te tjera.

“Behët fjalë për një investim në parkun qendror të komunës së Gostivarit, behët fjalë për një investim prej 25 mijë euro, është investim nga banka dhe investim logjistik nga ana e komunës së Gostivarit , punimet  kanë përfunduar dhe shpresoj se qytetarëve do ju pëlqej pasi që vërtet ka një pamje të bukur”, u shpreh Arben Taravari – kryetar i Komunës së Gostivarit.

 “Fillimisht  dua  të falënderoj  komunën që na dha mundësinë që të investojmë, por ky nuk është investimi  vetëm. Ne kemi investuar edhe në parkun e Shkupit dhe  këtu në Gostivar, por ne do vazhdojmë edhe  me një shkollë fillore në komunën e  Tetovës , kjo do të thotë se Hallk Bank nuk do të ndalet  këtu. Do të jetë përkrahë bizneseve shoqërisë por edhe aktiviteteve kulturore edhe sociale , dhe ne  këtë vit do festojmë edhe 10 vjetorin  ashtu siç është edhe motoja jonë Njerëzit janë të vlefshëm”, deklaroi Bilall Suxhubashi – Drejtor Gjeneral i Hallk Bank – Maqedoni.