Halkbank ka rritur normat e interesit për kursimet në denarë

TË FUNDIT

Halkbank AD Skopje ka rritur normat e interesit të depozitave për depozitat e personave fizikë. Konkretisht, janë korrigjuar normat e interesit për Kursimet e përgjithshme, për një periudhë kursimi
prej 6 deri në 36 muaj dhe janë rritur deri 0.3 pikë përqindjeje. Respektivisht, nëse për një afat prej 36 muajsh deri më tani norma e interesit ishte 1.20%, tani është 1.50%.

Për rrjedhojë, normat e interesit për produktet Depozitë e hapur, me afat 12 muaj dhe për Kursimet e fëmijëve, janë rritur në të gjitha maturimet.

Depozita e hapur për persona fizikë ofron mundësinë e pagesave të shumëfishta gjatë afatit të marrëveshjes së depozitës me afat dhe është ideale për ata që kursejnë çdo ditë, sa të duan dhe kur të
duan. Me këtë produkt, norma e re e interesit për depozitë me afat prej 12 muajsh për kursime në denarë është 0,50%.


Te Kursimet e fëmijëve, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e shprehive pozitive të kursimit dhe sigurimin e një të ardhmeje të mirë për fëmijët, ekziston mundësia e depozitave me afat në
25, 36, 48 dhe 60 muaj. Norma e re më e lartë e interesit për këtë produkt tani është 1,80% për kursimet në denarë për një periudhë 60 mujore.