Hajnat plaçkitin barnatoren në Çair, pronari i tronditur ndërron jetë nga sulmi në zemër

TË FUNDIT

Kjo barnatore në lagjen Xhon Kenedi të Çairit mbrëmë ishte cak i hajnave.
Pasi kishte marr paratë e fitimin të ditës hajni është larguar.
Pronari i barnatores pasi ishte njoftuar për grabitjen, me të arritur në vendngjarje, i tronditur ka pësuar sulm në zemër e më pas ka ndërruar jetë.

Dëshmitari i rastit tregon ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë.

“Kur doli jashtë vetëm e ka qel derën, sikur ishim duke biseduar iu keqësua gjendja.
Unë e kapa mos te rrezohet. Mandej u munduan t’i japin ndihmën e parë, mandej erdhi edhe ndihma e shpejt, e kane shty brenda u munduan ta ndihmojnë, unë ende gjumë nuk kam bë prej mbrëmë”.

E banoret e Çairit thonë se ky nuk është rasti i parë dhe se Çairi po bëhet vend i pa sigurt.

SINKRON Banor
“Tani momentalisht nuk ka siguri”.

“Kalova atje ta shoh a është e vërtetë, i kam ble çdo herë barnat te ai, e kam njohur mirë çka të them nuk kemi shtet”.

Nga MPB thonë se po punojnë për rastin në fjalë.

“Mbrëmë rreth orës 20 40 kemi pas thirrje që një person me kërcenim me thike në lagjen Xhon Kendi ka marr fitimin ditor. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka ardhur pronari dhe sipas asaj qe është lajmëruar i është përkeqësuar gjendja. Është dërguar në spital, por për fat të keq ka ndërruar jetë”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Prej në janar deri në fund të korrikut të këtij viti, janë regjistruar 137 vjedhje ne Çair të Shkupit ku cak janë bizneset private dhe shtëpitë.