Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka qenë pozitiv në koronavirusin e ri, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme njofton DPA.
Agjencia sqaroi se testi i parë i kryer mbi shefin e diplomacisë gjermane ka qenë negativ. Mas nuk është anëtari i parë i Qeverisë gjermane i cili është në vitizolim për shkak të koronavirusit.
Kancelarja Angela Merkel i kaloi dy javë në karantinë shtëpie në mars pasi pati kontakt me një mjek i cili ka qenë pozitiv në virus. Atë kohë testet ishin negative.
