Gjykata speciale për Libanin në Hagë sot konkludoi se nuk ka dëshmi se milicia proiraniane shiite paraushtarake Hezbollah ka qenë e përzier në sulmin me bombë në vitin 2005 në të cilin jetën e humbi ish-kryeministri libanez, Rafik Hariri.
Gjykata speciale për Libanin shqiptoi aktvendim në gjykimin e katër anëtarëve të organizatës Hezbollah, të cilët janë akuzuar për komplot për vrasjen e Haririt dhe 21 personave të tjerë, transmetojnë mediumet britanike.
“Gjykata është e mendimit se Siria dhe Hezbollahu ndoshta kanë pasur motiv për atentat ndaj ish-kryeministrit libanez dhe aleatëve të tij politikë, por nuk ka dëshmi për ta mbështetur atë”, tha gjykatësi Dejvid Re duke lexuar pjesë të aktvendimit. ab/