Guteresh: Të ndërpriten veprimet ushtarake në Gazë dhe Izrael

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh bëri thirrje për ndërprerje urgjente të armiqësive mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Nga respekti ndaj frymës së Bajramit, bëj thirrje për deeskalim urgjent dhe ndërprerje të veprimeve luftarake në Gazë dhe Izrael”, shkroi Guteresh në Twitter.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi se konflikti do të shkaktojë ekstremizëm në Lindjen e Afërt.

“Shumë civilë të pafajshëm vdiqën tashmë. Ky konflikt vetëm mund ta rrisë radikalizimin dhe ekstremizmin në mbarë rajonin”, vlerësoi Guteresh.