Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh deklaroi se është “i frikshëm numri” i njerëzve të cilët kanë vdekur nga pasojat nga Covid-19.
Deklarata e tij vijoi pasi u publikua se numri i të vdekurve në botë nga pasojat nga koronavirusi i ri sot ka tejkaluar një milion persona. Me Covid-19 deri tani janë infektuar mbi 33,26 milionë njerëz mbarë botën, ndërsa nga pasojat e Covid-19 kanë vdekur 1.000.010 persona.
Ai theksoi se është e domosdoshme që të gjitha vendet në botë të bashkohen në luftën kundër korona virusit të ri.
“Me rëndësi është udhëheqësia e përgjegjshme politike, shkenca është e rëndësishme, ndërsa dezinformatat janë vdekjeprurëse. Derisa i përkujtojmë viktimat e pandemisë, duhet të mbajmë mend se ardhmëriua e ynë bazohet në solidaritetin mes njerëzve dhe solidaritetin mes popujve”, tha Guteresh.