Guteresh i bëri thirrje botës të parandalohet Lufta e ftohtë mes SHBA-së dhe Kinës

TË FUNDIT

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh sot i bëri thirrje botës ta parandalojë Luftën e ftohtë mes SHBA-së dhe Kinës dhe t’i ndërpres konfliktet që të mund të fokusohet në pandeminë me Kovid-19.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur Luftë të re të ftohtë,” tha Guteresh në fjalimin para Asamble të Përgjithshme pothuajse plotësisht virtuale të KB-së.

“Ne jemi duke lëvizur në drejtim shumë të rrezikshëm. Bota jonë nuk mund të lejojë një të ardhme ku dy ekonomitë më të mëdha e kanë ndarë botën në një frakturë të madhe – secila me rregullat e veta tregtare dhe financiare dhe aftësitë e internetit dhe inteligjencës artificiale,” tha ai, pa përmendur SHBA-në dhe Kinën.

Muajt e fundit janë rritur tensionet mes SHBA-së dhe Kinës, ndërsa presidenti Donald Tramp e akuzoi Pekinin për pandeminë Kovid-19, e cila mori rreth 950.000 jetë në mbarë botën.

Guteresh është i qëndrimit për t’u dhënë fund të gjitha konflikte të dhunshme dhe bota të fokusohet në ndalimin e pandemisë. Ai potencoi se disa suksese të pjesshme, përfshirë armëpushimin e shpallur në Kamerun dhe Kolumbi.

Ai zotohet për ndërprerjen e zjarrit në zonat e konflikteve deri në fund të viti