Majtisti dhe ish-guerrilasi, Gustavo Petro është zgjedhur president i ri i Kolumbisë, i pari nga radhët e së majtës në historinë kolumbiane. Petro i fitoi 50,5 për qind të votave, ndërsa për kundërkandidatin e tij, Rodolfo Hernandez, votuan 47,3 për qind e qytetarëve. Në zgjedhje votuan rreth 20 milionë njerëz nga Kolumbia.
Gjashtëdhjetë e dyvjeçari Petro fitoi me diferencën prej 716.890 vota. Në anketat parazgjedhore, dy kandidatë ishin thuajse të barazuar.
Senatori dhe ish-kryebashkiaku i Bogotës fitoi gjatë përpjekjes së tretë, duke premtuar luftë kundër pabarazisë me arsim universitar falas, reforma në sistemin pensional dhe tatime të larta të tokës joproduktive.
Petro si nënkryetare e propozoi Francia Markez.
Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot e përgëzoi Kolumbinë për zgjedhjet “e lira dhe korrekte”.
“I gëzohemi bashkëpunimit tonë me presidentin e sapozgjedhur Petro për përforcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve amerikano – kolumbiane dhe drejtimin e popujve tanë drejt një të ardhme më të mirë”, thuhet në kumtesën e Blinkenit.
