Grupi zjarrit e shënoi 21 vjetorin në Tetovë / Xhaferi: Ne nuk flasim gjuhën e 20%, ne flasim shqip

TË FUNDIT

Me logo të BDI-së dhe me këngë patriotike edhe Grupi i Zjarrit shënoi 21 vjetorin e themelimit të partisë. Ata para pallatit të kulturës në Tetovë dërguan kritika për pushtetin aktual.


“Ne nuk flasim gjuhën e 20%, ne flasim gjuhën më të vjetër të Europës, gjuhën shqipe, e si mund të reagojmë kur na thonë nga partia jonë se nuk është koha që gjuha shqipe të shkruhet dhe të emërtohet me dinjitet si gjuha shqipe. Sot kur shënojmë 21 vjetorin e themelimit të BDI-së duam të informoj opinionin se organet partiake nuk funksionojnë në bazë të statutit. Zgjedhjet partiake që u organizuan para një viti bashkë me koordinatorët janë jo legjitime dhe statutare”, tha Musa Xhaferi –anëtar i kryesisë qendrore.


Muhamet Ameti kooridinator në Tetovë tha se BDI nuk është duke bërë asgjë për çrrënjosjen e korrupsionit dhe largimin e të rinjve.


“Edhe pas 21 vitesh funksionim të BDI-së, akoma ngelen të pazgjidhura shumë sfida të para shumë viteve, si çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si vendosja e mekanizmave për largimin e të rinjve, sistem ekonomik bashkëkohor i cili do të sigurojë garancë për investime të reja”, tha Muhamet Ameti, koordinator ne Tetovë.


Edhe pse Grupi i Zjarrit ka pasur ftesë që të marrin pjesë në manifestimin e Shkupit nuk kanë shkuar, pasi sipas tyre, ata janë në vendin e duhur për të shënuar 21 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim.