Grubi u emërua nga vetë Ahmeti, tha Limani në ClickPlus derisa ankohet se në BDI nuk pyeten degët

TË FUNDIT

Tashmë i larguar nga BDI-ja, siç pretendon vetë ai, Fatmir Limani ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj emërimit të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Thotë, se ai është emëruar nga vetë lideri i partisë, Ali Ahmeti.

“Sikur të ishte ndryshe, sikur të ishte pyetur dega dhe nëndega…
Kush e nominoi, kryetari i partisë?
Më duket, sipas informacioneve të mia kryetari vetë e ka emëruar”.

Më tej, Limani deklaroi se para emërimit të Grubit, ai ka bërë të ditur se nëse BDI nuk i respekton strukturat, do të shkatërrohet.

“Ose do t’i respektojë strukturat, ose do të shkatërrohet”, tha Limani.