Grubi takon Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë Bengtsson

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politike dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka takuar Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengtsson.

Grubi ka marrë përkrahjen e Ambasadores Brengtsson dhe se miqësia mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet.

Gjatë takimit Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengtsson, ka theksuar se Suedia do të mbetet kontribuuese e fuqishme e kohezionit dhe përkrahëse e fuqishme e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Grubi deklaroi se do të angazhohet në mirëmbajtjen e kohezionit në qeverisje dhe shoqëri, duke shtuar se do të angazhohet që institucionet të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje nga politika dhe të mbisundojë Ligji.