Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka folur sot për regjistrimin e popullsisë.
Ka deklaruar, se ky proces nuk është ndërprerë, dhe se vazhdon, në veçanti regjistrimi i diasporës.
“Regjistrimi i popullsisë nuk është ndërprerë, por vazhdon – në veçanti ai i diasporës. Në vend se një muaj e gjysmë, do të vazhdojë për gati 6 muaj të tërë, ndërkaq bëhet vetëm spostimi i regjistrimit rezident nga muaji prill në muajin shtator”, tha Grubi në konferencën për media, transmeton TV21.
