Grubi: Opozita po frymëzohet nga Rusia! Hoxha: Grubi është diletant politik, i mësuar nga shërbimet sekrete

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi mbrëmë në Click Plus akuzoi opozitën maqedonase edhe atë shqiptare se janë të harmonizuar dhe se asnjëra prej tyre nuk ka identitet të vetin individual. Sipas tij ata po bllokojnë ligje të cilat janë në të mirën e qytetarëve.

Çuditërisht po shohim një opozitë të harmonizuar. Del VMRO prej parlamenti, del Levica, del Aleanca, del Besa. Bojkoton VMRO-ja bojkoton Levica, bojkoton Aleanca, bojkoton Besa. Asnjëra me identitet të vetin individual dhe konstruktiv. Qytetari nuk e ka votuar deputetin për ta bllokuar punën e kuvendit. Ja tani po bllokohet berzhi për elektranat e Maqedonisë, 100 milion euro në këtë krizë energjetike. Imagjinoni!”, tha Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i parë.

Grubi madje tha se opozita parlamentare po frymëzohet nga Rusia.

Punët me BE-në i kemi shumë mirë, e Rusinë si kemi hiq mirë. A po përzihet Rusia? Për tu përzier, ka indikacione shumë serioze për përzierje, edhe për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në veçanti në frymëzimin e opozitës. Cilës opozitë? Opozitës parlamentare”, pohoi Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i parë 

Për këtë deklaratë të Grubit ka reaguar Arianit Hoxha i Lëvizjes BESA. Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar:

“Të ulesh në tavolinë me Serbinë, e cila është aleat kryesor i Rusisë dhe të bësh një iniciativë rajonale si “Open Ballkan”, ku anashkalon dhe dobëson pozitën ndërkombetarë të Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë të kesh në dispozicion votat e opozitës shqiptare “blanko” për rrugëtimin euro-integrues (anti-rusi) dhe të quash partitë opozitare shqiptare si faktor destruktiv pro-rus, këtë mund ta bëj vetëm një diletant politik si Artan Grubi, i mësuar në podrumet e ish shefave të shërbimit sekret, të cilët mundohen që pushtetin ta mbajnë vetëm me propagandë ditore”, tha Arjanit Hoxha – BESA.

Ndryshe Grubi gjithashtu duke folur për këtë tema tha se i inkurajon partitë opozitare shqiptare të ndahen nga identifikimi me VMRO-DPMNE dhe Levicën dhe të bëhen opozitë konstruktive.