Grubi: Ideja për subvencionim nuk është vetëm për shqiptarët, por për të gjithë!

TË FUNDIT

Subvecionet për bashkësitë e pakicave për momentin janë vetëm debat i cili është i hapur. Subvencionuam punësime  në investimet e huaja  në të gjitha zonat e lira ekonomike ku i kemi dhe nuk kishte  reagime të tilla.  Më vjen keq që ende ka reagime  rreth nevojës për respektim të Kushtetutës në shtet, u përgjigj sot  zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi gjatë vizitës  në Spitalin  special për gjinekologji dhe akusheri “Nëna Terezë” në Çair.

“Ideja për subvencionim  të përfaqësimit adekuat të drejtë nuk është vetëm për shqiptarët, por  për të gjithë. Edhe maqedonasit të cilët janë me përfaqësim më të vogël  në Tetovë dhe në Gostivar, në Strugë ose në Dibër dhe Çair dhe e kundërta shqiptarët ku janë me përfaqësim  më të vogël në  kompanitë tjera veçanërisht  ku edhe shteti ka pjesë. Për momentin kjo është vetëm ide, debat  të cilin e hapëm. Siç e kemi parë edhe  në vetë pjesën e programit të qeverisë në fq. 33 paragrafi 4 mund të lexoni se Qeveria do të përpiqet  të hapë dialog me kompanitë private veçanërisht ato të cilat  kanë pjesë dhe kompranitë vendore e të huaja të cilat funksionojnë  në shtet ta ruajnë parimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të të gjitha komuniteteve”, theksoi Grubi.

Tha se ka shumë reagime në shtet, veçanërisht  në rrjetet sociale dhe  nuk e ka të qartë  pse është ashtu kur propozimi është respektimi i Kushtetutës.

“Parimi kushtetues është përfaqësimi i drejtë. Atë e bëjmë në institucionet tona pse mos ta bëjmë edhe  në kompanitë. Nuk flasim për punësime  të kuadrove jocilësore ose kuadro të cilat  nuk i plotësojnë kushtet që t’i kryejnë  detyrat e punës. Flasim për mënyrën më transparente  të zgjedhjes së kuadrove më cilësore, megjithatë duke e ruajtur edhe parimin kushtetues për përfaqësim adekuat”, tha Grubi.