Grubi: “Gjeografia” tërhiqet nga përdorimi

TË FUNDIT

Libri i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme tërhiqet nga përdorimi. Këtë informacion bëri të ditur zv/kryeministri Artan Grubi.

“Libri i kontestuar i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme nga sot tërhiqet prej përdorimit. Kështu ka vendosur Komisioni për dhënien e propozimeve për tërheqje nga përdorimi të librave të miratuar.

Për këtë vendim unë shpreh falënderim për ministren e Arsimit, znj. Milla Carovska dhe ish ministrin e deputetin aktual z. Arbër Ademi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim.

Punët e përbashkëta gjithmonë kanë dëshmuar sukses, andaj do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që të vendosim funksionalitet në sferën e arsimit”, shkruan Grubi.

Libri i kontestuar i Gjeografisë për vitin e dytë të shkollave të mesme nga sot tërhiqet prej përdorimit. Kështu ka…

Posted by Artan Grubi on Wednesday, March 17, 2021