Ndryshim do të ketë vetëm në Ministrinë për vetëqeverisje lokale pas dorëheqjes së Goran Milevskit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas paralajmërimeve se mund të ketë rikonstruktim të kabinetit qeveritar. Megjithatë, nga LSDM-ja njoftuan se do të ketë disa ndryshime, ndërsa kryeministri Kovaçevski sqaroi se bëhet fjalë për ndryshime shumë të vogla.
“Mendoj se do të jenë shumë të vogla duke marrë parasysh se Qeveria funksionon me kapacitet të plotë duke i mbaruar të gjitha obligimet. Ky është vendim i PLD-së, ata, tashmë, siç lexova në mediat, kanë mbajtur seancë të Bordit qendror që ta propozojnë ish kryetarin e Qytetit të Shkupit, z. Risto Penov. Unë sinqerisht jam i lumtur që u propozua Risto Penov. Ju thashë, Ministria për vetëqeverisje lokale, duke marrë parasysh dorëheqjen e ministrit. Asgjë tjetër.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Edhe pse BDI po “shkundet” nga grupi i zjarrit, zëvendëskryeministri Artan Grubi thotë se ai nuk kas asnjë pakënaqësi, ndërsa thotë mbështetja në trupin votues të BDI-së është e madhe
“Duhet që në këtë pyetje të përgjigjet z.Ahmeti, të përgjigjen të tjerët. Ne jemi këtu për të kryer punë, që ta realizojmë programin, të realizojmë gjithçka që i kemi premtuar qytetarëve dhe shoh se mbështetja në trupin votues të BDI-së është e madhe, siç e patë sipas të gjitha anketave, BDI është më tepër se gjysma e trupit votues tek shqiptarët”- pohoi Artan Grubi – Zëvendëskryeministri i parë.
Emërimi i ministrit të ri për vetëqeverisje lokale, Risto Penov nga PLD-ja, duhet të ndodhë në një nga seancat e ardhshme që kryeparlamentari Talat Xhaferi duhet ta caktojë këto ditë.
