Grubi: BDI do t’vendosë se kush do të formojë Qeveri! LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk do ta pranojnë kushtin e BDI-së

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Kërkesa e liderit të BDI-së, që një shqiptar të jetë kryeministër, gjithnjë e më shpesh po përsëritet dhe tashmë vendoset si kusht me të cilin integristët paralajmërojnë se do të negociojnë për formimin e qeverisë së re. BDI-ja edhe kësaj here do të jetë partia e cila do të vendosë  për formimin e qeverisë së re. Këtë e deklaroi Artan Grubi në emisionin Click Plus në TV21. Ai tha se LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja do të arrijnë rezultate të përafërta, andaj ajo parti e cila do t’i pranojë kërkesat e tyre, do ta formojë koalicionin qeveritar.

A do ta pranojë LSDM-ja kushtin që ditëve të fundit sa më zëshëm e parashtron Ali Ahmeti, që ulësja e kryeministrit t’i përkasë BDI-së. Për sekretarin e përgjithshëm të partisë, Lupço Nikollovski, është joserioze që të prononcohen për çfarëdo lloj kushtesh.

- Advertisement -

“Qytetarët vendosin dhe qytetarët e japin mandatin. Mandatin nuk e jep as Artan Grubi, as ndonjë politikan tjetër. Askush në emër të qytetarëve nuk guxon të kërcënojë, shantazhojë apo të kërcënojë. Mendoj se është joserioze në këtë moment që të flitet për çfarë do kushtesh, mundësi apo për gjithçka që është hapur si temë në opinion,” tha Lupço Nikollovski, LSDM.

Kërkuam qëndrim edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE, por nga atje na thanë se lideri i tyre në mënyrë praktike mbrëmë në deklaratën e tij, pas takimit të Komitetit qendror të partisë, e ka thënë qëndrimin e tyre.

- Advertisement -

“VMRO-DPMNE ishte e qartë që para disa muajve se kush është kandidati për kryeministër, ai jam unë, apo, LSDM supozoj se gjithashtu e ka nominuar z. Zoran Zaev, kështu që kemi tre kandidatë, edhe pse emrin e kandidatit të tretë ende nuk e kemi dëgjuar,” tha Hristijan Mickoski.

Porosinë se është koha për kryeministër shqiptarë, Ahmeti e ka dërguar në shënimin e 18 vjetorit të themelimit të BDI-së. Ai atëherë tha se qëllimi i ardhshëm pas zgjedhjeve është që të zgjidhet kryeministri i parë shqiptarë në vend.

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -