Bartësja e listës në njësinë zgjedhore numër 4, Valbona Reka nga koalicioni “Tash është koha” thotë se pas 15 korrikut do të kontribojnë në përmirësimin e pozitës së gruas në vend. Valbona Reka tha se sipas të dhënave të entit shtëtëror për statistika në vitin 2015 kishim 15.5% më shumë meshkuj të punësuar se femra, ndërsa në vitin 2019 ky dallim është rritur në 18% sa i përket diferencës në shkallën e punësimit në mes gjinive. Reka u zotua se do të sjellë ndryshime dhe do të bindë çdo grua se ka të drejtë në politkëbërjen dhe se është pjesë përbërëse e shtetit.
“Në programin e koalicionit ASH dhe AAA si bartës të legjitimitetit të Qeverisë pas 15 korrikut do të propozojmë ligj për përfaqësim të drejtë dhe kjo nuk nënkupton përfaqësim të drejtë vetëm në aspekt teknik, por edhe në atë gjinor, sepse gjendja është jashtëzakonisht dëshpëruese në bazë të të dhënave statistikore”, theksoi Valbona Reka nga koalicioni “Tash është koha”.
