Gruaja shtatzënë që u vra në Prishtinë, dyshohet të jetë vrarë nga ish-bashkëshorti

TË FUNDIT

Hamide Magashi është 35-vjeçarja shtatzënë e cila u gjet e vrarë para QKUK në Prishtinë.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se e reja dyshohet të jetë vrarë nga ish-bashkëshorti Sokol Halili, 31-vjeçar.

Ky i fundit pasi ka qëlluar mbi gruan është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tij.

Dyshohet se Halili ka ikur me automjetin e tij tip ‘Opel Astra’.