Gruaja merr në krah luanin e arratisur (Video)

TË FUNDIT

Një video e publikuar nga mediat e huaja, tregojnë momentin kur një grua merr në krahë luanin, i cili ishte arratisur.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme të cilat janë kapur në jug të qytetit të Kuvajtit, tregojnë gruan që përpiqet të mbajë luanin , ndërsa ky i fundit përpiqet që të ik.

Pasi eci disa metra, gruaja e cila duket e lodhur nga mbajtja e luanit, e vendos këtë të fundit në tokë. Policia e mjedisit u thirr në zonën e Sabahiya për të ndihmuar  gruan që ta çojë luanin në shtëpi.