Gruaja e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Olena Zelenska, është shtruar në spital me Kovid-19 dhe pneumoni, kumtoi sot zyra e presidentit.
Gjendja e Olena Zelenska (42) është e qëndrueshme, ajo ka pneumoni bilaterale me “ashpërsi të moderuar” dhe mund të marrë frymë pa respiratorë, thuhet në kumtesë.
Mediat ukrainase, katër ditë më parë, njoftuan se gruaja e presidentit ukrainas ishte pozitivë me koronavirus, ndërsa zyra e presidentit më vonë kumtoi që është testuar edhe presidenti Zelenski, ashtu dhe fëmijët e tyre dhe se ata kishin rezultuar negativë.
Në ditët e para, Olena Zelenska nuk kishte simptoma dhe është ndjerë mirë.
Ukraina, deri tani, ka më shumë se 30.000 njerëz të infektuar me koronavirus, më shumë se 900 prej të cilëve kanë vdekur. /MIA
