A do të kontribuojnë ngjarjet në Ukrainë që të përshpejtohet procesi i eurointegrimeve të vendit, me çka do të uleshin ndikimet e tjera në rajon?
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme pranë Kuvendit të Sllovenisë, Monika Greorçiq shprehu mbështetjen e vendit të saj në këtë proces dhe pret kjo të ndodhë sa më shpejt, për ta mos marrë rolin aktorë të tjerë.
“Tashmë po ndodh edhe BE duhet të bëjë gjithçka që të bëhet jo vetëm faktor i fuqisë së butë, por edhe i fuqisë së fortë pasi që rrethanat tani tregojnë se kjo nevojitet. Politika jonë e jashtme mbetet e njëjtë dhe nuk ka mundësi që kjo të ndryshohet. Ne edhe më tej jemi mbështetës të procesit për zgjerim”.
Kryetari i komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Antonijo Milloshoski, me vërejtje se negociatat me Republikën e Bullgarisë udhëhiqen në mënyrë shumë jotransparente, posaçërisht pas paralajmërimeve se Shkupi dhe Sofja përgatitin një dokument gjithëpërfshirës i cili duhet të bëhet pjesë e kornizës negocuese.
“Ajo në të cilën dyshojmë është se Qeveria ka për qëllim që të shmangë Kuvendin. Ky tekst duhet të parashtrohet në Bruksel ku kushtëzimi bullgar do të bëheshin pjesë e kornizës evropiane dhe pa pasur mundësi deputetët si të zgjedhurit e popullit të japin vërejtje ose të përmirësojnë të njëjtin. Vlerësoj se mënyra e tillë nuk është demokratike dhe andaj do të thirrim edhe kryeministrin, edhe MPJ që të vijnë në Kuvend dhe të japin llogaridhënie për atë që po bisedojnë për momentin”.
Milloshoski për nesër e caktoi seancën e Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme ku do të diskutohet dhe do të miratohet Deklarata për mbështetjen e Ukrainës pas invazionit rus.
