Greqia pret përforcim plotësues të marrëdhënieve greko-amerikane me administratën e re të SHBA-së

TË FUNDIT

Presidentja greke Katerina Sakelaropulos, kryeministri grek Kirjakos Micotakis dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias përmes  profileve të tyre zyrtare  në Tuiter dërguan urime deri te presidenti i ri i SHBA-së Xho Bajden dhe nënpresidentja Kamala Haris dhe shfaqën shpresë për përforcim plotësues të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i Qeverisë greke Hristos Tarandilis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët tha se  shpresojnë në bashkëpunim dhe prani intensive të SHBA-së në rajon dhe shtoi se Bajden është “president i SHBA-së i cili shkëlqyeshëm i njeh çështjet e lidhura me rajonin”.

“Qeveria i dërgoi urim presidentit të ri të SHBA-së Xho Bajden dhe qartë është se dëshiron plotësisht  t’i thellojë  marrëdhëniet bilaterale në interes të të dy vendeve dhe dy popujve miqësor, si dhe të sigurojë paqe dhe stabilitet  në rajonin tonë”, tha Tarandilis.